Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka ndërprerë vizitën zyrtare në Itali pas ngjarjes së rëndë në Letoni, ku mbeti e vrarë një efektive e Forcave të Armatosura dhe u plagosën dy të tjerë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Xhaçka do të udhëtojë drejt kryeqytetit letonez, Rigës për të vizituar dhe parë nga afër gjendjen e dy efektivëve të plagosur.

Po kështu ministrja Xhaçka do të zhvillojë një takim edhe me kontingjentin shqiptar në Letoni.

Efektivja e Forcave të Armatosura Shqiptare Zarife Hasanaj ka humbur jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine, ndërsa kanë mbetur të plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forward Presence”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb