Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka parë nga afër aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln”, e cila vijon stërvitjen prej 10 ditësh në ujërat e detit Adriatik.

Ministrja Xhaçka teksa shprehu përshtypjet e saj për vizitën në aeroplanmbajtësen e SHBA-së, shtoi se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera. Ministrja Olta Xhaçka ishte e shoqëruar edhe nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

“Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” prej ditësh po stërvitet në ujërat e detit Adriatik. Një prej 10 aeroplanmbajtësve të SHBA është njëherësh vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare amerikane ?. Vizita në të, ishte jo vetëm një eksperiencë e bukur, por mbi të gjitha, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera që vendi ynë ka me aleatin e tij strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ????️ në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë.

Faleminderit Ambasadës Amerikanë në Tiranë U.S. Embassy-Tirana për ftesën dhe komandantit të aeroplanmbajtëses, kapiten Brouëne USS Abraham Lincoln MËR për mikpritjen, në stërvitjen më të veçantë pranë brigjeve shqiptare⚓️”- shkruan ajo.

Por çfarë roli ka kjo aeroplanmbajtëse:

USS Abraham Lincoln (CVN-72)  është një nga 10 aeroplanmbajtëset e SHBA aktualisht në shërbim të Forcave Detare të SHBA.  Ajo është e klasit Nimitz me një tonazh rreth 100.000 ton.  Ky klas aeroplanmbajtëse sot është anija ushtarake me e madhe dhe më e fuqishme në bote, si dhe tregues i fuqisë ushtarake të SHBA.

USS Abraham Lincoln (CVN-72) është vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare të SHBA.

Së bashku me kryqëzorët me rraketa të drejtuara  dhe nëndetëset, si pjesë përbërëse e grupit, kjo fuqi detare e pakontestueshme i jep mundësinë SHBA të krijojë superioritet detar të mjaftueshëm për të projektuar fuqinë ushtarake të SHBA dhe për të menaxhuar krizat të mbarë globin.

 

Grupi i Nëntë Goditës të Forcave Detare të SHBA, së bashku me  Aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln (CVN-72) gjendet prej disa ditësh në Adriatikun Jugor, pranë brigjeve shqiptare, për të zhvilluar një stërvitje të planifikuar përpara ridisllokimit të saj në një rajontjetër operacional.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb