Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka qenë pasditen e sotme në familjen e major Klodian Tanushi, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme ndërsa ndodhej në spital prej 6 majit, ditë kur u plagos rëndë nga shpërthimi i një mine.


Xhaçka takoi prindërit, bashkëshorten dhe të afërmit e komandantit të kontingjentit EOD në Letoni, të cilët i ngushëlloi për humbjen e madhe. Ajo tha se Klodi ishte një djalë i rrallë që do i mungojë Forcave të Armatosura.


“Me Klodin humbëm një djalë të rrallë e njëherësh edhe profesionistin e kudogjendur. Klodi është jo vetëm biri juaj por edhe djali ynë. Do i mungojë familjes sonë të madhe në FA. Nuk do jeni kurrë vetëm. Do të qëndrojmë në krahun tuaj përherë”, tha ministrja Xhaçka gjatë vizitës.
Ndërkohë, lidhur me ceremoninë për majorin tha se jemi në koordinim me palen letoneze e do bëhet me dije dita e mbërritjes së trupit dhe e përcjelljes sipas të gjitha ndereve që i takon “Dëshmorit të atdheut”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb