Gjatë konferencës për shtyp ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka folur dhe për deklaratën e bërë publike në mediat për nisjen e procedurave për zëvendësimin e ambasadores së SHBA-së Yuri Kim, pak javë më parë.

Xhaçka është pyetur se çfarë pune ka ministria e Jashtme me zgjedhjen e ambasadorëve që bën një shtet tjetër, ku i është përgjigjur se synimi ishte te sqaroheshin thashethemet dhe se marrëdhëniet me SHBA janë më të mira se kurrë.

“Shteti shqiptar është shteti pritës dhe nuk ka asnjë punë me çështjet që bën shtetit tjetër. Por kemi një rol për dhënien e dakordësisë sa herë ndodh akreditimi i ambasadorëve. Në kushtet kur ambasadorja amerikane për shkak të trillimeve, në gjykuam se po i vinim kapak në kushtet për shumë kërkesa për informacion, apo rrodhi në media në thamë ju lutem ti vëmë kapak thashethemeve pasi nuk ka asgjë për tu shënuar. Mund të mos e kishim bërë, pro qëllimi ka qenë ky dhe vetëm ky.

Marrëdhënia me SHBA nuk ka qenë ndonjëherë më e thellë dhe domethënëse sa ç’është sot. Jam i bindur se edhe ambasadori/ja i ri do të shpallet i korruptuar nga Foltorja, por jam  bindur se do punoj me përkushtim për këtë vend”, është shprehur Xhaçka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb