Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vizituar dy efektivët e kontigjentit EOD, të plagosur një ditë më parë në Letoni

Xhaçka vizitoi major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL. Sipas informacioneve nga Ministria e Mbrojtjes, gjendja shëndetësore e Major Tanushit është e rënduar dhe efektivi i FA ndodhet nën mbikëqyrjen intensive të mjekëve.

Po kështu ministrja vizitoi edhe Reshter Juliaj Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni. Bëhet e ditur se Gjendja shëndetësore e Reshter Kapajt është shumë e mirë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkaq burime nga Ministria e Mbrojtjes deklarojnë se ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019.

Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në Atdhe ditën e enjte, më datë 9.
dhe do të transportohet me avion ushtarak.

Efektivja Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë.

Trupi i pajetë i efektives do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e më pas do të dërgohet pranë familjes së saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb