TIRANE – Largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, e ka komentuar edhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Në një status në rrjetin social Facebook, Bylykbashi shkruan se të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike ndaj anëtarëve të qeverisë kanë dalë të vërteta.

“Aleanca e Qelbesirave, sic e quajti nje ideolog i saj dikur ne 2013, po shkerrmoqet ne mes te panikut.,” shkruan deputeti.

“Veting per peshqit e medhenj te qelbur‎

‎Ne fillim iken Habilajt me gjithe Tahir, me pas Bajrot, me pas Avdylajt‎, tani Xhafajt. C’ka thene opozita po del e vertete. Aleanca e Qelbesirave, sic e quajti nje ideolog i saj dikur ne 2013, po shkerrmoqet ne mes te panikut. Sa shkel njeri syrin dhe njofton konference shtypi, apo thote shprehje me kod ne TV dhe ja ku iken minister apo deputet. ‎Dhe ky eshte vetem fillimi i shkermoqes. Prisni te shihni te rradhes!

‎Marreveshja me krimin eshte marreveshje me djallin. Heret a vone te ha koken!

‎Deri me sot po binin ne rrjete peshq te vegjel te qelbur. Sot ra nje peshk i madh. ‎Por sic e thote nje shprehje e vjeter durrsake, “Kur man ere bishti i peshkut, koka eshte qelb kahone!”. Dhe durrsaket keto historite me “peshq” i njohin mire.

‎Edi Rama eshte peshkaqeni qe po qelb te gjithe tepsine. Duhet hedh me gjithe tepsi sa nuk eshte qelbur shtepia perfundimisht!,” shkruan Bylykbashi.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: