TIRANE

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj ka komentuar operacionin e policisë, i nisur që prej 20 shtatorit të këtij viti i quajtur ‘Ndëshkimi i të fortëve’.

Përmes një postimi në Twitter, Xhafaj thotë se ky operacion nuk është show, por përballje reale me krimin. Ministri shigjeton gjithaashtu edhe opozitën teksa thotë se daullexhinjtë vazhdojnë avazin me akuza.

Ky operacion i ri që ideuam e realizuam në këto dy muaj nuk është show a ‘betejë’ në rrjete sociale, por përballje reale me krimin. Janë me fakte e emra konkretë ‘të fortësh’ që përballen me drejtësinë. Dëshmi e qartë e autoritetit të shtetit dhe të Policisë. #ForcaeLigjitnëTerritor

Forca e Ligjit në Territor në veprim pro aktiv goditës. Operacioni policor “Ndëshkimi i ‘të fortëve” është në rrugën e tij të suksesit. Në 7 ditë, mbi 50 persona u arrestuan, në 6 javë mbi 390 vetë në pranga! Rezultate që flasin vetë. Shifra sa për 1000 fjalë Daullexhinjtë avazin ”- thotë Xhafaj.

Kujtojmë se reagimi i Xhafës vjen një ditë para mbledhjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për shkarkimin e tij nga detyra e ministrit, pas dorëheqjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb