Mundësia procedurale për inicimin e ndryshimeve në ligjin për përdorimin e gjuhëve ekziston por ndryshimet nuk do të mund të miratoheshin pa marrëveshje paraprake me deputetët shqiptarë, vlerëson kreu i Kuvendit Talat Xhaferi.

Ai kujton se ligji miratohet me 2/3 e votave dhe me votim të Badenterit dhe nuk beson se deputetët shqiptarë janë të gatshëm të pranojnë ndryshimin e ligjit.

“Mendoj se secili që mendon se do të hyjë me procedurë të ndryshimit të ligjit duhet të ketë parasyshë që duhet të sigurojë votimin e dyfishtë, gjegjësisht mbështetjen e deputetëve jomaqedonas, shumicës së tyre, shumicë të cilën e bëjnë deputetët shqiptarë.

Unë nuk besoj se deputetët shqiptarë të cilitdo qofshin subject politik kanë disponimin për të hyrë në një debat të tillë të përsëritur për çështje që kanë të bëjnë me ligjin për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit./alsat.m

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb