I ftuar në emisionin Open në News 24, Besart Xhaferri, kreu i FRPD, komentoi listat e kandidatëve për deputet në zgjedhje, duke vënë në dukje disa dallime mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Xhaferri theksoi se lista e PS përbëhet kryesisht nga emra të njohur dhe të vjetër, duke përfshirë ish-ministra dhe drejtorë të administratës shtetërore, si ata të Tatimeve dhe Ujësjellësve. Ai e cilësoi këtë listë si të mangët në aspektin e rinovimit, duke përmendur se vetëm një numër i vogël prej më pak se 10 emrash të rinj janë futur në skenën politike.

Nga ana tjetër, Xhaferri theksoi se lista e PD përbën një alternativë më të freskët dhe ka potencial për të fituar zgjedhjet dhe për të sjellë rotacionin politik në Shqipëri.

Kreu i FRPD Besart Xhaferri: Lista e PS është e vjetër, ka emra ministrash dhe drejtorësh Tatimesh e Ujësjellësish. Ka disa risi, por janë më pak se 10 emra të rinj që futen në skenën politike. Nga ana jonë, janë 9 kandidatë si emra të rinj në listën e mbyllur. Ne kemi edhe drejtues politik, siç ka bërë PS dhe kemi vendosur edhe nga Primarja. Lista e PD mendojmë se është fituese, që do të sjellë rotacionin në Shqipëri. Kush është i ri nga PS? Igli Hasani, Albana Koçiu, Adea Pirdeni? Nuk ka marrë vetëm Rama individë nga PD. Edhe ne kemi marrë nga koalicioni i majtë, PDIU prsh ka qenë aleate e PS-së. Vetëm 40 përqind e grupit parlamentar të PD-së është në listë të mbyllur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb