Granit Xhaka u shpreh i lumtur pas suksesit 2-0 të Zvicrës ndaj Italisë në Europian.

“Nuk më pëlqen të krahasoj skuadrat e ndryshme. Nuk e di nëse është Zvicra më e bukur ndonjëherë. Por kjo kombëtare kishte energji, ne ishim pozitivë dhe jam krenar që luaj një tjetër çerekfinale me këtë ekip”.

“Por ne duam më shumë. Unë kam një rol të madh, por nuk bëj gjithçka vetëm, ka drejtues të tjerë si Rodriguez, i cili është kapiten në klubin e tij. Unë kam nevojë për të gjithë sepse nuk ka mbaruar ende”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb