Granit Xhaka ka folur pas fitores së madhe në udhëtim të Zvicrës ndaj Irlandës së Veriut. Kombëtarja e Zvicrës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e parë në udhëtim te Irlanda e Veriut dhe tani janë shumë afër kualifikimit.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për “Play-Off”-in që i dërgon skuadrat në Kupën e Botës e cila do të mbahet në Rusi në vitin 2018.

Fitorja erdhi pas një penalltie të shkaktuar në Xherdan Shaqiri, e cila u konvertua në gol në mbrojtësi i Milanit, Riccardo Rodriguez, shkruan tg.

Xhaka 1

Në këtë takim për 90 minuta luajtën edhe futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shaqiri, ndërsa Blerim Xhemaili luajti 87 minuta dhe Admir Mehmedi rreth pesë minuta.

Pas fitores ishte mesfushori i Arsenalit, Xhaka, i cili shfrytëzoi rrjetet sociale për të cilësuar fitoren si të mirë dhe një hap të madh drejt kualifikimit.

“Fitore e mirë në udhëtim ndaj një kundërshtari të fortë dhe hap i madh përpara për botërorin e Rusisë”, ka shkruar Xhaka në Facebook. Ndeshja e kthimit mes helvetikëve dhe irlando-veriorëve do të luhet të dielën e kësaj jave.

Xhaka 3

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: