Zvicra nuk shkoi përtej fazës së çerekfinaleve në Euro 2024, me helvetët që u eliminuam pas goditjes së 11-metërshave nga Anglia, me kohën e rregullt dhe atë shtesë që përfundoi në barazim 1-1. Megjithatë, zvicerianët zhvilluan në përgjithësi një kampionat pozitiv duke u përballur me sukses me gjigandë europianë si Gjermania, Italia dhe së fundmi Anglia. Sigurisht, një nga më të dalluarit për Zvicrën ishte kapiteni Granit Xhaka. Mesfushori me origjinë shqiptare, nëpërmjet profilit të tij në rrjetet sociale, reagoi për herë të parë pas eliminimit. Xhaka, theksoi se është krenar për të gjithë ata me të cilët bashkëpunoi ndërsa shtoi se Zvicra do të ketë një të ardhme të ndritur.

“Jam shumë krenar për të gjithë grupin duke nisur nga shokët e skuadrës, trajneri, stafi dhe tifozët. Është pak e dhimbshme kur kupton që ëndrra jonë në këtë Europian përfundoi, por ne dhamë gjihçka në fushë. Kjo është një skuadër speciale në të cilën jam i lumtur që bëj pjesë, dhe me të vërtetë mendoj se e ardhmja e kombëtares do të jetë e ndritur”, shkruan Xhaka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: