As Granit Xhakën nuk e mban vendi. Mesfushori shqiptar që aktivizohet tek Arsenali dhe kombëtarje helvete, ka reaguar në profilin e tij në Instagram, ku ka kërkuar ndihmë në të gjitha mënyrat për të prekurit dhe familjet e viktimave të tërmetit tragjik që goditi Durrësin dhe Thumanën.

Xhakaa
Xhakaa

Postimi

“Jam shumë i prekur me tragjedinë e vëllezërve tonë në Shqipëri të prekur nga tërmeti. Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë dhe ne jemi rritur me dashurinë për vendin amë. Ndaj bëj thirrje, që në këtë ditë kaq të vështirë për popullin shqiptar të ndihmojmë me të gjitha mënyrat që mundemi. Gjithmonë bashkë, në të mirë e në të keq”, shkruan futbollisti.

Xhakaaa
Xhakaaa

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb