Fama e Granit Xhakës nuk ka limite, ajo ka depërtuar thuajse në gjitha shtetet e botës. Mesfushori nga Kosova është duke u paraqitur mjaftë mirë në Kampionatin Botëror me Kombëtaren e Zvicrës.


Xhaka arriti të shënonte një gol spektakolar edhe në ndeshjen ndaj Serbisë, ku goli i tij po shihet si ndër më të mirët në Rusia 2018.


E duket se simpatia për Granitin dhe Kombëtaren e Zvicrës ka mbërritur edhe në Iranin e largët. Disa tifozë kanë bërë një gjë mjaft të bukur për Granitin në kryeqytetin e Iranit, Tehran, raporton tg.


Tifozët iranian kanë pikturuar portretin e Granit Xhakës dhe sulmuesit Breel Embolo në një mural tek Ambasada Zvicerane.

Fotot janë shpërndarë jashtëzakonisht shumë nëpër rrjetet sociale nga tifozët e Përfaqësueses së Zvicrës. Xhaka, Shaqiri, Behrami e Xhemaili do të përballen në 1/8 e finales në Kampionatin Botëror me Suedinë.

Zvicra, Xhaka