ZVICER- Gazeta zvicerane kritikon futbollistin Granit Xhaka pasi ka publikuar sërish një foto, ku ka vendosur duart në pozicionin e shqiponjës. “Disa nuk mësojnë kurrë ”, fillon shkrimi i gazetës zvicerane Blick, artikulli i së cilës është plot kritika për Xhakën.

 

Mesfushori kosovar, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, i ka frustruar zviceranët me shqiponjën dy-krenare të formuar përsëri, kësaj radhe me një parukier në Zvicër.

 

“Ne nuk e harrojmë shqiponjën as te frizeri (parukieri)”, kishte shkruar Xhaka në postimin e tij në Facebook. Ky postim i ka bërë zviceranët të nevrikosen, të cilat thonë se “Xhaka nuk mund ta kontrollojë veten”. Kujtojmë se në kombëtaren zvicerane është marrë vendim që gjesti i shqiponjës të mos përdoret më nga lojtarët shqiptarë që luajnë aty.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: