Mesfushori kosovar i Borussia Moenchengladbachut, Granit Xhaka, ka zënë vend në formacionin më të mirë të edicionit 2014/15 të Bundesligës gjermane. Në një votim online, ku kanë marrë pjesë mbi 400 mijë lexues të uebfaqes “Bundesliga.de”, Xhaka ka zënë vend në 11-shen më të mirë.

22-vjeçari në 30 ndeshje sa i ka zhvilluar ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një. Ai me Gladbachun ka arritur të sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve edicionin e ardhshëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: