Granit Xhaka i ka idetë e qartë: në verën e vitit 2018, do të jetë i përqendruar vetëm te Botërori ku pret të marrë pjesë me përfaqësuesen e Zvicrës. Mesfushori ka treguar për të përditshmen zvicerane “Blick” se ky objektiv mund të ndikojë edhe jetën e tij familjare.

“Pse e them këtë? Për shkak të Kupës ë Botës 2018. Nuk dua që gruaja ime të jetë shtatzënë gjatë atyre ditëve. Ndoshta fëmija mund të lindë para apo pas Botërorit, por jo gjatë turneut”, ishin fjalët e Xhakës, shkruan PanoramaSport.

Nga Botërori 2018 na ndajnë pak më shumë se 9 muaj, Leonita duhet të fillojë të bëjë llogaritë…

Xhaka-Dasma-

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb