Simboli i “Shqiponjës” duket se nuk e pengon për asnjë moment lojtarin e Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhakën.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij kanë shfrytëzuar një darkë për festën e flamurit për të përshëndetur shqiptarët në ditën Kombëtare të Pavarësisë.  Festa e tij me shqiponjë në Kupën e Botës në ndeshjen ndaj Serbisë shkaktoi tensione mes palëve, ndërsa kosovari theksoi më pas se nuk do ta bënte më, raporton “BalkanWeb”.

Media prestigjioze britanike, “The Sun” shkruan se gjesti i përsëritur i Granit Xhakës mund të shkaktojë reagime në opinionin publik.

Kosovari
Kosovari

Sipas saj, gjesti i lojtarit të Arsenalit është një veprim nacionalist, i cili lidhet me shqiponjën dy krenare në flamurin Kombëtar të Shqipërisë.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës bashkë me bashkëshorten, Leonita kanë shpërndarë foton duke kryqëzuar gishtat në rrjetin social “Instagram”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb