Myftiu Lauren Luli në rubrikën “Opinion” në News24 e konsideroi si një ditë gëzimi inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, duke theksuar se qytetit të Tiranës i shtohet një vlerë e shtuar .

‘Sot të gjitha palët e interesuara sot duhet të ndjehen krenarë, ashtu si pala investitore ashtu edhe KMSH”, tha Luli.

Ai tha se pavarësisht një situate të zgjatur prej më shumë se 10 vitesh, sot ia arritëm që në inaugurojmë xhaminë e Namazgjasë.

“Në bashkëpunimet dhe bashkëbisedimet që kemi pasur, Kryesia e KMSH e ka parë të përshtatshme, kemi zgjedhur të përfaqësohemi në këtë protokoll nga myftiu i Tiranës, i cili është kryetari i fondacionit që do të menaxhojë këtë xhami.

Sot në ceremoninë protokollare nuk do të jetë Kreu i KMSH, as unë si nënkryetar, por do të përfaqësohemi nga myftiu i Tiranës”, tha Luli.

Ai tha se rrjedha se si do të funskionojë kjo xhami është inaugurimi i sotëm dhe më pas ngritja e Fondacionit që do të marrë të gjitha vendimet se kush do të jetë imami i xhamisë së Namazgjasë.

“Është një fondacion që bashkë me KMSH dhe palën investitore do të menaxhojë këtë xhami. Ky fondacion do të marrë të gjitha vendimet”, tha Luli.

I pyetur nëse imami i xhamisë së Namazgjasë do të jetë një turk, Luli tha se është e pamundur që në këtë xhami të kemi një ligjërues turk.

Por ai tha se kemi një praktikë disavjeçare që edhe në këtë xhami mund të vijnë imamë që mund të drejtojnë namazet, por jo se që imami i xhamisë së Namazgjasë do të jetë turk.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb