Agim Nesho, ish-ambasador dhe Sekretar për Politikën me Jashtë në Partinë e Lirisë, tha në emisionin “Open” në News24 se gjithë media ndërkombëtare e cilëson xhaminë e Namazgjasë një xhami turke.
Nesho tha se është e turpshme që në tokë shqiptare të nisë ceremonia e inaugurimit turqisht.
“Unë kam parë sot mediat më prestigjioze të Botës që e trajtojnë si një xhami turke. Nuk më duket aspak e drejtë që të mungojë kreu i KMSH dhe drejtuesit e Komunitetit që të jenë në ceremoni”, tha Nesho.