TIRANE- Dy vjet pas arrestimit të nëntë personave të dënuar tashmë për çështje terrorizmi me 126 vite burg në total, xhamia e Unazës së Re, ku propagandohej lufta në Siri, vijon të jetë jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman. Ish-imami i vetëshpallur i kësaj xhamie, Genc Balla është dënuar nga shkalla e parë 17 vjet burgim është zëvendësuar nga një tjetër imam, por që sërish nuk njihet nga komuniteti. Armand Ali u pyet nga Top Channel për marrëdhëniet e tij me komunitetin.

INTERVISTA
Thash që nuk jap intervistë. Pasi të jepen copëza fjalish, merr tjetër kuptim.

Marrëdhëniet tuaja me Komunitetin Mysliman?
Unë jam njeri që jam sulmuar tre vjet nga Komuniteti Mysliman.

Jeni imam i vetëshpallur. Ju njeh KMSH juve?
Ata thonë se jam imam i vetëshpallur. Xhamia nuk është e Komunitetit Mysliman që unë të jem i vetëshpallur.

Ka ndikuar gjithë kjo situatë për besimtarët që vinë në këtë xhami?
Mund të ndikoj tek dikush që ruhet nga opinioni.

Pse ruhen?
Nuk flas asnjë gjë tjetër. Nëse doni mund të vijë të flas me përfaqësuesit gylenist të KMSH-së që të flas sa të doni nëpër intervista.

Jo dua të di pse kanë frikë nga opinioni?
Të thash, nuk kanë frikë njerëzit nga opinioni.

Po pse janë ndikuar?
Të thash merrni dhe ata të KMSH dhe flasim.

Por ndërsa një pjesë e besimtarëve kanë falur të premten paqësisht, për një pjesë tjetër kamera nuk është e mirëpritur, pasi sipas tyre nëntë arrestimet e 2014-ës janë fryt mediatik. “Këtu është prona ime, përse vjen dhe filmon ti?”, thotë një person aty. Ajo që i ka nxehur disa prej këtyre besimtarëve janë edhe katër arrestimet më të fundit në Shkodër, duke qenë se edhe ata ishin frekuentues të kësaj xhamie sikurse Medat Hasani, i cili u prangos pak orë pasi ishte falur këtu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: