Portieri i Milan, Xhanluixhi Donaruma ka qenë protagonist në humbjen e Milanit ndaj Sampdorias ditën e shtunë. Vetëm 33 sekonda nga fillimi i ndeshjes, një gafë e tij vulosi fatin e takimit. Gardiani kuqezi duke u munduar të pasoj tek Romagnoli e hodhi atë te sulmuesi Gregoire Defrel, i cili e shndërroi në gol këtë ‘asisit’ të dhuruar nga Donaruma.

Pas takimit Donaruma ka kërkuar falje për gabimin që i kushtoi humbjen skuadrës së tij.

“Falënderoj shokët për mbështetjen, edhe atë në fund të ndeshjes. Ndodh që gabohet dhe më vjen keq për të gjithë, Kur mundohesh të luash nga pas, ndodh që gabon, mund ta bëjnë të gjithë. Më vjen keq pasi bëmë gjithçka dhe nuk arritëm të merrnim as një pikë”, u shpreh gardiani.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb