Kushton 15,000 € (12,500 £) për një pako që përmban një gomone, një motor i jashtëm, karburant dhe 60 jelekë shpëtimi.

Kaq i duhet një personi që merret me kalimin e emigrantëve të paligjshëm në La Manche për në Angli.

Ky është çmimi që një gazetar i BBC i infiltruar, mori për një pako me pajisjet e nevojshme për trafikun e emigrantëve.

Pajisjet prodhohen në Essen – një qytet në Gjermaninë perëndimore ku jetojnë ose kalojnë shumë emigrantë.

Një hetim pesë-mujor i BBC-së ka ekspozuar lidhjen e rëndësishme të Gjermanisë me tregtinë vdekjeprurëse të kontrabandës me njerëz nëpër Kanalin Anglez.

Ndërsa qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar premton të “shpartallojë bandat”, Gjermania është bërë një vend bazë për ruajtjen e anijeve dhe motorëve të përdorur në kalimet e emigrantëve për në Britani.

Kjo konfirmohet për BBC nga Agjencia Kombëtare e Krimit të Britanisë.

111111
111111

Gjatë xhirimeve të fshehta, kontrabandistët zbuluan se i ruanin varkat në magazina shumë sekrete, teksa janë në një betejë të vazhdueshme me forcat e rendit.

Shifrat e OKB-së tregojnë se ky është viti më vdekjeprurës për kalimet e emigrantëve në kanal, ndërsa më shumë se 28,000 njerëz deri më tani kanë mbërritur në Angli nëpërmjet kësaj rruge detare, me gomone të mbushura përtej kapacitetit dhe me rrezikshmëri të shtuar.

“Një burrë i veshur mirë me kapele bejsbolli po afrohet. Ai përmendet si “al-Khal”, që do të thotë “xhaxhai” – një frazë në arabisht që nënkupton dikë që ka respekt të konsiderueshëm në njerëzit që e rrethojnë. Khal shoqërohet nga një burrë tjetër i cili do të qëndrojë kryesisht i heshtur, por duket se është truproja e tij. Ka disa shtrëngime duarsh përpara se Khal të flasë me kamerieren në gjermanisht dhe më pas të kthehet në arabisht, gjuhën e tij amtare.
Hamzait (emër fiktiv për gazetarin) i thuhet të dorëzojë telefonin e tij, i cili është vendosur në një tavolinë të veçantë. Truproja ulet pranë Hamzait dhe do të kalojë pjesën më të madhe të 22 minutave të ardhshme duke e parë me vëmendje Hamzain”, thuhet në artikullin e BBC.

222222
222222

Media raporton gjithashtu se gomonet zakonisht transportohen me furgona ose makina nga Gjermania, Belgjika ose Holanda në bregdetin francez, me Gjermaninë që shërben si një “pikë tranziti të rëndësishme”.
Shumica e anijeve janë prodhuar në Kinë përpara se të dërgoheshin, me kontejnerë, në Turqi dhe më pas të zhvendoseshin në Evropë.
Fitimet e këtyre kontrabandistëve janë potencialisht “të jashtëzakonshëm” nëse supozoni se të rriturit po tarifohen rreth 2,000 € (1,660 £) për një udhëtim të vetëm me dhjetëra njerëz në bord – sipas Global Initiative.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb