Është koha për goditje të mëdha në merkato për Interin, shkruan “Corriere dello Sport”. Klubi zikaltër kërkon të përforcojë ekipin me tre afrime cilësore, të cilat trajneri Antonio Konte përpara datës 7 korrik, kur do të nisë edhe grumbullimi në Lugano të Zvicrës.

Barrela dhe Kajliari
Emri që duket më pranë nënshkrimit është ai i Nikolo Barrelas. Oferta e fundit që Interi i ka paraqitur Kajliarit, ka qenë 35 milionë euro plus 5 milionë në formën e bonuseve. Gjithsesi kjo shifër mbetet ende larg 50 milionëve që kërkon presidenti Xhulini. Diferenca mund të mbushet nga një shkëmbim teknik, por vështirë se Interi do të heqë dorë nga Bastoni dhe Esposito.

Barrela
Barrela

Xheko në pritje
Edin Xheko ka prej kohësh në xhep marrëveshjen me Interin. Por zikaltërit nuk duan të shpenzojnë më shumë se 12-15 milionë euro për katonin e boshnjakut, teka Roma nga ana tjetër kërkon rreth 20-250 milionë eurove. Në këtë marrëveshje mund të përfshihet i riu Merola.

Ëndrra Lukaku
Prej disa ditësh Romelu Lukaku ka folur qartë: belgu kërkon të transferohet vetëm tek Interi. Por Mançester Junajtid e vlerëson kartonin e tij rreth 70 milionë euro, ndaj Interit do t’i duhet jo pak punë për ta çuar në finish këtë tratativë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb