Moderatorja e njohur, Xhemi Shehu, ka zbuluar se beson në besëtytënitë. Madje ajo ka disa objekte të caktuara që i mban me vete nëse dëshiron që dita t’i shkojë sa më mbarë.

Në episodin e kësaj të diele në “Sekretet e Portokallisë”, Xhemi rrëfeu se që në momentin që vjen në punë, ajo parkon gjithnjë në të njëjtën anë të parkimit.

Madje është shprehur se edhe kur parkimi është i zënë, ajo e gjen një cep dhe madje pret deri sa t’ia lirojnë vendin.

Në të njëjtën kohë, moderatoja ka zbuluar edhe disa aksesorë që mban gjithnjë me vete, si çanta për shembull apo atletet, një apo dy palë që i ka siç thotë ajo “të pranueshme”.

“Nëse vesh diçka për herë të parë dhe më shkon dita mbrapsht, unë ja vë fajin bluzës apo diçkaje të re që kam marrë me vete dhe nuk e përdor më kurrë”, ka thënë Xhemi.

Kjo e fundit ka shtuar se ka një parfum që e përdor të premten dhe të shtunën dhe thotë se nuk e di si do të bëjë kur t’i mbarojë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb