TIRANE
Marrëdhënia mes Xhenetës dhe Gjestit nuk po shkon dhe aq mirë. Romanca duket se ishte jetëshkurtër, pasi është vënë re një ftohje mes dyshes. Madje sot Xheneta ka ndarë pakënaqësitë e saj në lidhje me Gjestin dhe veprimet e tij.
Ndërsa bisedonte me banorët, Xheneta u shpreh e zhgënjyer për shkak të disa fjalëve që Gjesti ka thënë, të cilat asaj nuk i kanë pëlqyer aspak. Ajo u shpreh se dëshiron të ketë në krah një partner më serioz.
“Dua një partner që fjala e tij të ketë shumë peshë, e jo që qeshet”, u shpreh ajo. “Unë nuk kam qejf të jetë një mashkull ngjitës, më frikëson kjo gjë”.
Mbetet të shohim nëse marrëdhënia mes tyre do të ndërpritet këtu apo kjo do të jetë thjesht një krizë momentale.