Jo vetëm ekipet e mëdha, por edhe Xhenoa ka vendosur të çmendë merkaton, teksa ka arritur të përfundojë një marrëveshje vërtet të jashtëzakonshme për klubin e mestabelës në Itali. Ka siguruar shërbimet e mesfushorit danez, Lase Shëne nga Ajaksi! Presidenti Preciozi ka arritur kështu të mbyllë tratativat e tejzgjatura me lojtarin dhe klubin holandez, një operacion i mbyllur për shifrën e 3 milionë eurove.

Shëne, 33 vjeç, kishte dhe një vit kontratë të mbetur në Amsterdam dhe, pavarësisht ofertave të panumërta dhe shumë herë më të vlefshme ekonomikisht për të, ka pranuar të shkojë drejt Gjenovës, në gjysmën kuqeblu të qytetit për 1.5 milionë euro në sezon. Bashkë me Shënen, vjen edhe Rikardo Saponara në formë huazimi nga Fiorentina, çka rrisin ndjeshëm cilësinë e skuadrës së Xhenoas.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: