TIRANE

Dita e sotme për familjen e Besit dhe Xhensilës është shumë e veçantë, pasi Aktori i njohur i humorit feston 33-vjetorin e lindjes. Këtë vit ai ndihet më i plotësuar se kurrë më parë.

Këngëtarja e njohur dhe mami i Ajkës njëherësh, ka zgjedhur disa fjalë zemre për t’ja bërë edhe më të bukur ditën sot, partnerit të saj. Por Xhensila mes rreshtave në urimin e saj ka edhe një kërkesë për bashkëshortin. Ajo i kërkon që të jetë gjithmonë pranë vajzave të shtëpisë.

 

View this post on Instagram

 

Cfar jam pa ty? Asgje. Ne te mire dhe ne te keq ti gjithmone je krah meje. Ne cdo frymemarrje, ne cdo hap te jetes time, dhe ne cdo moment qe do jetoj, dua ta jetoj me ty pergjithmone. Kjo ditelindje eshte magjike per ne. 33 vite jete, 33 vite buzeqeshje, shprese, miresi, besnikeri per kedo qe ka qene prane teje. Ky 33 vjetor te gjeti me te plotesuar se kurre me pare, ashtu sic e kishe imagjinuar veten qe ne vogeli. E gjitha cka uroj per ty eshte shendet, une do perpiqem ta bej jeten tende sa me te qet dhe te bukur, ashtu sic ti gezon ditet ton. Te lutem qendro me ne pak me shume, me ne gocat qe kur te kaloj dhe pak kohe, do zihemi se kush te ka dhe kush te do me shume. @bes_kallaku

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on


“Çfarë jam pa ty? Asgjë. Në të mire dhe në të keq ti gjithmonë je krah meje. Në çdo frymëmarrje, në çdo hap të jetës time, dhe në çdo moment që do jetoj, dua ta jetoj me ty përgjithmonë. Kjo ditëlindje është magjike për në. 33 vite jetë, 33 vite buzëqeshje, shpresë, mirësi, besnikëri për këdo që ka qenë pranë teje. Ky 33 vjetor të gjeti më të plotësuar se kurrë më pare, ashtu siç e kishe imagjinuar veten që në vogëli. E gjitha çka uroj për ty është shëndet, unë do përpiqem ta bëj jetën tënde sa më të qetë dhe të bukur, ashtu siç ti gëzon ditët tona. Të lutem qëndro me ne pak më shumë, me ne gocat që kur të kaloj dhe pak kohë, do zihemi se kush të ka dhe kush të do më shumë”- shkruan Xhensila në urimin e saj për ditëlindjen e Besit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb