TIRANE- Ata janë sot padyshim çifti në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Bëhet fjalë për këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe aktorin e humorit Bes Kallaku, të cilët kurorëzuan mbrëmjen e sotme dashurinë e tyre.

Në profilin e saj në Instagram, Andrra Destani, një prej të ftuarave të dasmës, ka postuar një video nga momenti kur nusja dhe dhëndri kanë mbërritur në Pallatin Brigadave.

Ndonëse në mëngjes menduam të gjithë se Xhensila kishte zbuluar fustanin e saj të nusërisë që do të vishte sot, ajo është shfaqur me një tjetër më magjepsës. Me një model princeshe dhe me një bisht të gjatë me të cilin e ndihmojnë shoqërueset, Xhensila dhe Besi kanë hyrë në Pallat për të kurorëzuar dashurinë në një ditë të shënuar. Cifti i ka thënë Po njëri-tjetrit në mesin e 400 të ftuarve.
e5a173a4f20665b6a69c52c44aa313ab
Këngëtarja është shoqëruar në altar nga vëllai më i vogël. Betimet kanë qenë një nga momentet më emocionuese të ceremonisë, ku çifti është betuar për dashuri të përjetshme. Festa për ta sapo ka filluar…
6b14290deb55109796d8bd7c7f1ba084

494559f7376e6de3616ff4771a1c123f

aa3fccc323f94bc333500a7409100596

316205c2e75c59365724a6256c57f974
5b8ea6c4a8130350117d246b439c85c4

53aa571e19854bf282e7072090108639

e6e10f7542f130ece4e0875f37d42867
21268734_681733538692140_1543480522_n

 


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: