“Big Brother”-in dhe po bëhet gati për t’u bërë pjesë e biznesit. Karriera e Xhensilës është në periudhën më të artë, pasi është duke mirëpritur disa ftesa për t’u bërë pjesë e botës së televizionit në Shqipëri. Nga ana tjetër, bukuroshja e “Big Brother 8” tregon se nuk lë pas dore as sfilatat në Milano, ku do të marrë pjesë për koleksionet e reja.

Por mbi të gjitha, dashuria e ka goditur edhe njëherë 26-vjeçaren. Prej më se dy muajsh Xhesi po jeton një histori dashurie, me një person të famshëm në Shqipëri. Ka lënë pas edhe Fatjonin, ish-të dashurin e “Big Brother”, duke u shprehur se i uron atij gjithçka të mirë në jetë.

Si po ecën jeta e Xhensilës këto kohët e fundit?
Gjithçka po ecën më së miri. Kohët e fundit po merrem me një biznes familjar, që do të hapet së shpejti, dhe si imazh do të jem unë. Jam ende duke u marrë me çështjet ligjore të biznesit, por sapo të kem licencën në dorë, do t’ju them diçka më shumë. Biznesi do të jetë i familjes sime dhe do të ketë vetëm mbiemrin tonë, pra “Pere”, dhe unë do të shërbej si imazh. Do t’ju them gjithçka sapo të jetë gati.

Po karriera në modeling, si ka ecur për Xhesin?
Gjithçka duket se është shumë mirë. Kam marrë ftesë për të qenë pas pak javësh në Milano, ku dhe do të mbahet një sfilatë shumë e rëndësishme, me koleksionet e reja. Jam ende në pritje.

A keni marrë ftesë për t’u bërë pjesë e ekranit të madh?
Të them të drejtën, kam marrë disa. Janë dy televizione, më të mëdhenjtë në Shqipëri, që më kanë ofruar një vend në programet e tyre. Por jam ende duke i shqyrtuar si oferta; mendoj se shumë shpejt do të më shikoni përsëri në ekran.

Po dashuria; kemi një lidhje të re në horizont?
Po, kam nisur një lidhje të re. U bënë dy muaj tashmë që po jetoj një histori të bukur dashurie.

Cili është fatlumi?
Është një person i njohur, por jo nga showbiz-i. Shfaqet shpesh nëpër televizione, por ka një punë shteti. Përpiqemi që të mos fitojmë vëmendjen e mediave që tani, pasi jemi ende duke shijuar njëri-tjetrin. Duke parë që jeta ime pas “Big Brother”-it u bë shumë mediatike, kemi vendosur të mos deklarojmë asgjë në media, të paktën jo tani për tani.

Deri kur do ta mbani të fshehtë?
Do ta bëj publike lidhjen time vetëm kur të kem një unazë në gisht.

A do të kemi një fejesë së shpejti?
Duke parë që marrëdhënia po ecën shumë mirë dhe njeriu që kam në krah ndihet me fat që më ka, ndoshta shumë shpejt do ta kem një unazë në gisht.

Po me Fatjonin, si i ke marrëdhëniet?
Me Fatjoni siç kemi qenë: kur takohemi, flasim. Ai ka jetën e tij, unë kam timen. Uroj që t’i ecë çdo gjë në jetë. Ishte e bukur për aq sa zgjati, por kaq!
Ishit në dijeni për lidhjen e tij të re me një modele të mirënjohur?
Jo, nuk e dija, sepse gjithçka është një kapitull i mbyllur dhe nuk më intereson. Ai mund të lidhet me modele, me presidente; nuk më intereson dhe as që kam marrë mundimin ta pyes.

A e ka problem i dashuri historinë me Fatjonin dhe faktin që jeni e famshme?
Ne kemi goxha muaj që flasim bashkë dhe ai e ka shumë të qartë kush është Xhensila. Për anët e tjera që nuk i ka parë, unë po ia tregoj çdo ditë. Absolutisht që nuk e kam problem aspak këtë pjesë.

(ed.me/bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: