Nga: ENIDA HIMAJ*
TIRANE – Që pas daljes nga “Big Brother”, karriera dhe dashuria kanë shkëlqyer për bukuroshen nga Pogradeci. Pas historisë së bukur të dashurisë që ka me Fatjonin, Xhensila po shkëlqen edhe në pasarelat ndërkombëtare. Ish-finalistja e “Big Brother” përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Exclusive of the World 2015”, ku dhe arriti në 15-ëshen finaliste. Krenare Xhesi na rrëfen se si i bëri konkurrentet e tjera të flisnin shqip, apo edhe të kërcenin nën tingujt e klarinetës shqiptare. Sa i përket Fatjonit, çifti po jeton ditë të zjarrta dhe net të gjata, duke u çmallur kështu pas udhëtimit që i distancoi për disa kohë.

Sapo jeni rikthyer nga Turqia; si shkoi pjesëmarrja në “Miss Exclusive of the World 2015”?
Shkoi çdo gjë shumë mirë, ashtu si unë doja. Një përfaqësim i denjë për Shqipërinë dhe kualifikim në 15 më të bukurat.
Si u ndjeve me flamurin e Shqipërisë teksa kërcehej vallja shqiptare?
U ndjeva krenare për flamurin tim! Nuk kam fjalë për të përshkruar ndjesinë që pata, kur në një skenë botërore u luajtën tingujt e klarinetës sonë dhe kur pashë gjysmën e spektatorëve të ngritur në këmbë duke kërcyer vallen shqiptare dhe duke brohoritur.
Sa i njohe konkurrentet e tjera me vendin tonë?
Dhashë maksimumin tim, duke bërë çmos që Shqipëria të njihet kudo. Madje shumë vajza, gjatë provave më thërrisnin “hajde këtu”, pra iu mësoja të më flisnin shqip.
A kishte xhelozi mes vajzave?
Është më se normale që në një garë të ketë rivalitet, ashtu si është normale që në një kompeticion bukurie të ketë xhelozi mes vajzave.
E mendove ndonjëherë kurorën e ‘miss’-it?
Jam shumë e madhe për të besuar në ‘miss’. Por, nuk mund të mohoj që do e doja shumë atë kurorë mbi kokë. Gjithmonë e kam theksuar që, kam dashur më shumë një përfaqësim dinjitoz sesa një fashë apo kurorë.
Si arriti të shkonte Xhensila deri te “Miss Exclusive of the World 2015”?
Xhensila ka qenë gjithmonë pjesë e këtyre spektakleve, që në moshë të vogël. Pas pjesëmarrjes sime në “Miss World 2014”, zgjedhur nga Vera Grabocka, këtu u zgjodha nga vetë produksioni i “Miss Exclusive of the World 2015”.
A ju mbështeti Fatjoni në këtë sfidë?
Nga ana e Fatjonit kam pasur mbështetjen maksimale.
Iu dha ndonjë këshillë para se të iknit?
E vetmja gjë që më ka thënë ka qenë: “Ji vetvetja dhe buzëqesh; buzëqeshja jote do të ndriçojë jo vetëm ty, por gjithë skenën”.
A ka pasur ndonjë rast që është bërë xheloz për ju?
Nuk ka përse, duke pasur parasysh që ishim vetëm femra.
Ju ngacmuan turqit, a i joshi bukuroshja shqiptare?
Siguria ishte maksimale dhe nuk mund të kishte ngacmime, por gjatë shëtitjeve tona kisha shumë kërkesa për foto.
Ndërkohë që qëndronit në Turqi, a morët ndonjë propozim ‘të turpshëm’ nga organizatorët?
Jo, absolutisht jo! Ishte një kompeticion serioz. Aq më tepër që, pjekuria ime në punë, automatikisht vendos një barrierë ndaj këtyre gjërave.
Si do të vazhdojë karriera për ju tashmë, ku do të angazhoheni?
Mbas përfundimit të këtij kompeticioni, pata disa oferta pune në Turqi, por për momentin do doja t’i lija surprizë. Do i publikoj vetëm pasi të firmos ndonjë kontratë.
Gjatë mungesës suaj Fatjoni u shpreh se kur të ktheheshit do të realizonit të gjitha fantazitë erotike që kishte në kokë; i realizuat?
Po, normalisht që po! Malli ishte tepër i madh dhe mezi kemi pritur të takoheshim. Ka qenë një natë e paharrueshme dhe shumë e gjatë.
Si arritët të vinit në formë për aq pak kohë?
Unë e kam treguar që, kur dua diçka, e arrij gjithmonë. Falë një diete strikte dhe palestrës, unë arrita format e duhura për një ‘miss’, pra format që kam pasur para se të bëhesha pjesë e “Big Brother”.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb