Nga: ENIDA HIMAJ*
TIRANE – Kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga përfundimi i edicionit të 8-të të “Big Brother” dhe fama e konkurrentëve nuk është venitur aspak. Fundjavën e shkuar e gjithë vëmendja e mediave shkoi për ndarjen e çiftit Alba dhe Diedon. Pa kaluar ende mirë buja që ky lajm shkaktoi, vjen një tjetër “ndarje”, ajo mes Xhensilës dhe Fatjonit. Ka qenë Fatjoni ai i cili përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook” është shprehur se marrëdhënia e tij me Xhensilën ka përfunduar. Lajmin e ka bërë të ditur në faqen e tij opinionisti Olti Curri, i cili theksoi se vetëm pak çaste më vonë statusi është fshirë. Pas statusit, të shumta kanë qenë mediat që e kanë shpërndarë lajmin. Madje, ka pasur edhe nga ato që kanë nxituar të shprehen se arsyeja e ndarjes është tradhtia e Fatjonit ndaj “miss”-it simpatik. E, natyrisht që gjithë këto pikëpyetje meritonin një shpjegim nga vetë personazhet. Fillimisht, të dy hezituan për të dhënë më shumë detaje se çfarë ka ndodhur realisht mes të dyve, por ishte Xhensila ajo që më në fund pranoi të prononcohet për “Bluetooth” nëse është ndarë apo jo me djaloshin nga Skrapari. “Kush tha që jam ndarë me Fatjonin?! Nuk kam dashur të flas shumë në media rreth kësaj. Po sqaroj njëherë e mirë se çfarë ka ndodhur. Pak ditë më parë është publikuar një status në adresën e Fatjonit, status që është larguar në të qindtën e sekondës, aq sa nuk kanë pasur kohë për ta parë as fansat. I vetmi që e kishte statusin ishte Olti Curri. Që nga ajo ditë, po të shohësh profilin e ‘Facebook’-ut të Fatjonit, vazhdon të ketë foto me mua, siç ka qenë që nga dalja e ‘Big Brother’. Po ashtu, edhe në profilin tim kam foto me të dashurin tim. Ju tashmë e njihni karakterin e Fatjonit, që i pëlqejnë disi këto lojëra, por në fakt e vërteta është kjo që them unë. Për ta konfirmuar, mjafton të vizitoni rrjetet sociale”, – ka përfunduar Xhesi në reagimin e saj.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb