Tre muaj pasi ka nisur histori të re dashurie me një biznesmen disa vite më të madh se ajo, ish­lojtarja e pëlqyer e “Big Brother” ka festuar Ditën e Shën Valen­ tinit në mënyrë krejt të pazakontë. Ish­Miss Albania ka realizuar një video sa romantike, aq edhe erotike, “hot”, me të dashurin e saj, duke zhveshur njëri­tjetrin artistikisht, deri sa përfundojnë të shtrirë në një intimitet absolut. Për këtë mënyrë ekzibicioniste të demonstrimit të dashurisë që ndiejnë për njëri­tjetrin, Xhensila tregon më shumë për “Panorama”…

Pas “Big Brother” po u ofron fansave momente të reja nga jeta jote reale, duke pasur parasysh videon hot me të dashurin për Shën Valentin. Pse vendosët të ndanit me publikun një video të nxehtë? Si lindi dëshira për një video të tillë disa­ sekondëshe. Çfarë fshihet në minutazhin e pashfaqur ende në rrjetet sociale?
Meqenëse të gjithë janë mësuar ta shohin Xhesin edhe në të tilla ngjyra, më lindi dëshira për këtë video. Por është vetëm pak nga xhirimet që janë realizuar, pasi ka shumë më shumë skena në të gjithë videon.

Ka nga ata që mendojnë se mund të jetë diçka e ekzagjeruar për një çift që jeton në Shqipëri. Pse e bëre?
Gjithmonë më ka pëlqyer të luaj fort, pa marrë parasysh paragjykimet, dhe të dal jashtë rregullave të shkruara apo të pashkruara. Në fund të fundit është jeta ime, e jetoj ndershmërisë që pretendojnë ta kenë shumë femra, si të dua unë. Dua t’i them jo të jetuarit me atë petkun e por që brenda tyre vlon dëshira për të qenë vetvetja dhe ta jetojnë jetën si duan ta jetojnë dhe jo si duhet. Epo fundja, me të dashurin tim i bëj, jo me të botës.

Ai pranoi menjëherë apo t’u desh punë për ta bindur?
Duke mos qenë pjesë e kësaj fushe, ishte i vështirë komportimi me kamerën. Por më pas, falë pasionit dhe dashurisë që kemi, u realizua një super­video. Besoj se në ato pak sekonda transme­ tohet lidhja që kemi me njëri­ tjetrin.

Lidhje pasionante duket. Çfarë të tërheq kaq shumë tek ai?
Gjithçka. Kemi një kimi që besoj se ndodh një herë në jetë me një person.

Është dashuri apo tërheqje e fortë fizike?
Në fakt, mendoja se ishte e pamundur të bije në dashuri në këtë moshë, por tani kam vërtetuar se dashuria vërtet nuk njeh moshë.

Si e kupton që nuk është thjesht një afeksion i momentit?
Të duash dikë se është i mirë, i bukur dhe i realizuar në jetë për mua nuk është dashuri. Dashuri quaj t’i duash defektet e tij, dhe unë kam filluar t’i dua edhe ato pak defekte që ka. Dhe kur për motive pune, apo çështje familjare jemi larg, na mungon rrëmuja që i bëjmë njëri­ tjetrit.

Kjo marrëdhënie ka gjasa t’ju çojë në martesë?
Sipas gjasave po. Por nuk dua ta mendoj shumë këtë pjesë, më shumë sesa dua ta shijoj çdo ditë.

FANTAZIA EROTIKE E XHENSILËS, PARALOJA NË 17 SEKONDA
Për t’u dukur me klas në idenë e saj, Xhensila ka menduar versionin bardhezi të videos erotike me të dashurin. Sipas saj, videoja është mjaftueshëm e gjatë, por ish­banorja e “Big Brother” ka zgjedhur të ndajë me miqtë vetëm fazën e paralojës së një çifti para se të shkojnë në shtrat, që e përmbledhur artistikisht, ka zgjatur 17 sekonda. Videoja nis me zhveshjen e fustanit të zi klasik që ai i bën asaj, në kulm Xhensila shfaqet e veshur me këmishën që i zhvesh atij nga trupi, duke përfunduar të shtrirë në dysheme. Nuk mungojnë komentet e shum­ ta të fansave të Xhensilës poshtë videos në faqen e saj në Facebook, të cilët, mes të tjerash, shkruajnë: “Mjaftojnë pak sekonda për të kuptuar që mes jush ka pasion dhe dashu ri”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: