TIRANE

Në korrik të 2018-ws këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Ajka.

Ajka i ka dhënë tjetër kuptim jetës së Xhensilës e cila në një intervistë për “Mirage” shprehet se asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa mrekullia që solli në jetë. Ajo flet për shtatzëninë si periudhën më të bukur por edhe ajo më kurioze në jetë. e emocionuar dhe me sytë me lot ajo tregon se për të dielli lind dy herë në ditë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Periudha më e paqtë e jetës sime. Ajo periudhë ka qenë një kureshtje e madhe si do jetë engjëlli por edhe si do të jem unë si nënë. Por çdo gjë ndodhka natyrshëm. Unë u përshtata shumë shpejt dhe që në momentin që e kisha në krahë kuptova që asgjë nuk paska më shumë rëndësi sesa krijesa që unë solla në jetë. Për mua lind dielli dy herë në ditë, në momentin që lind vërtetë dielli dhe në momentin që engjëlli im hap sytë” – shprehet këngëtarja e njohur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb