Këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, ka thënë se gjithmonë përpiqet t’i qëndrojë besnike imazhit të saj dhe nuk e kopjon askënd, prandaj nuk i pëlqen kur e krahasojnë me këngëtaren e suksesshme, Elvana Gjata. “Më kanë bërë krahasime me Elvanën, por edhe me këngëtare të tjera dhe natyrisht se më pengon, sepse është keq për një këngëtare, t’i bëhen krahasime me të tjerët”.

“Unë mundohem çdo herë t’i qëndroj besnike imazhit tim dhe absolutisht nuk tentoj të kopjoj”. “Vërej se kështu ndodh edhe me këngëtaret e reja që menjëherë i krahasojnë me emra të njohur dhe të suksesshëm dhe kjo nuk është fare e mirë”, ka thënë ajo gjatë emisionit Talk të KTV-së. Duke komentuar ndryshimet e fundit në stilin muzikor, Xhensila ka thënë se ka dashur të tregojë se di të bëjë edhe gjëra të tjera. “Mirëpo, gjithsesi baladat i dua shumë”, ka shtuar këngëtarja, e cila së fundmi është prezantuar me bashkëpunimin me Mozzik, “Ama dorën”.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: