TIRANE

Disa muaj pas lindjes së vajzës Xhensila Myrtezaj është rikthyer fuqishëm në muzikë. Këngëtarja shqiptare, e cila shfaqet në formë perfekte fizike ka nisur dhe koncertet e saj jashtë vendit.

Po ashtu ajo është duke u përgatitur për hitin e radhës. Të paktën këtë na ka lënë të kuptojmë këngëtarja me atë të një fotoje të publikuar në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri

Xhensila ka publikuar një foto krah Pirro Çakos. Kantautori i njohur dhe këngëtarja e dashur për publikun ndoshta do të vijnë me një bashkëpunim muzikor? Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim daljen e këngës së re.

Më herët Pirro Çako dhe Xhensila kanë kënduar së bashku në ‘100 vjet muzikë’ një nga duetet më të famshme të kantautorit që mban emrin ‘Për një çast më ndali zemra’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb