Pas shumë zërave që qarkulluan në media se këngëtarja Xhensila Myrtezaj mund të ishte shtatzënë, vjen edhe reagimi nga familjarët e saj. Ka qenë Ija, gjyshja e Bes Kallakut, bashkëshortit të këngëtares, e cila ka sheshuar çdo dyshim. E ftuar këtë mbrëmje në Top Magazine, gjyshja e Besit i priti me shumë humor ngacmimet e Albanit, Ervinit dhe Albanës për të zbuluar më shumë sekrete nga dasma e madhe e nipit të saj.

Pas pyetjes së Albanës nëse nusja është duke pritur një bebe, ajo tha: “Jo, për Zotin. Ajo s’po dëgjon ta bëjë kurrë…”, – tha ajo.

Xhensilas

Mes të tjerash Ija tha se: “Unë plasa duke e lutur dhe ajo më thotë “edhe për dy vjet Ije nuk kam ndër mend”, ndërsa ajo ia kthen: “Po karriera jote nuk mbaron asnjëherë mi non.”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: