Pyetja më e shpeshtë që i është bërë çiftit Kallaku menjëherë pas dasme, ka qenë se kur do të bëhen prindër. Tani, 5 muaj më vonë, burime pranë çiftit pohojnë se Xhensila është në pritje të ëmbël. Sipas Panoramës, çifti e ka mbajtur sekret lajmin e shtatzënisë, të paktën derisa këngëtarja të hynte në muajin e katërt.

Ajo që e bën edhe më të besueshëm vërtetësinë e këtij lajmi janë fotot e shkrepura së fundmi në eventin e bashkëshortes së Sinan Hoxhës e cila pak ditë më parë inaguroi dyqanin e veshjeve të nusërisë. Mes shumë të ftuarëve ishte dhe Xhensila, e veshur me një kostum ngjyrë blu pudër.
IMG_2272

xhen3
Ndonëse prerja e pantallonave vjen e gjerë, nga fotot duket se barku i Xhensilës është më i rrumbullakosur se zakonisht. Mësohet se lajmi i shtatzënisë nuk ka qenë surprizë për miqtë e dyshes të cilët gjatë eventit e kanë uruar për pritjen e parë të ëmbël.

Burimi: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/xhensila-myrtezaj-shtatzene-fotot-qe-dekonspirojne-sekretin-e-kengetares/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb