TIRANE – Edhe pse Xhensila Myrtezaj ka postuar vazhdimisht foto dhe video të shkurtra për fansat e saj, ajo nuk ka rrëfyer shumë për jetën e saj të re si nënë.
Por lajmet për pamjen e re të këngëtares, look-un e ri janë ndjekur gjithmonë me interes.
Nga Ajka, nuk kemi ende asnjë foto. Të paktën, sa kohë që vajza të jetë ende e vogël, ata të dy nuk preferojnë ta bëjën pjesë të jetës virtuale.
Por për veten nuk munden ta heqin kureshtjen e publikut.
Në fund të shtatzënisë, Xhensila u duk se mori disa kile të natyrshme që shoqëronin nënën në pritje të bebit, por vetëm aq. Pas lindjes, këngëtarja erdhi shpejt në formë.
Ndërsa në ditët e fundit të gushtit, Xhensila po shijon rrezet e diellit në bregdet. Dhe prej andej, ka postuar edhe një foto nga çadra. Tashmë, me linjat e veta, Xhensila duket se ndihet mirë me trupin e paslindjes.
(BalkanWeb)