https://www.youtube.com/watch?v=oMka1Zbfdf4
ITALI – Interi ka mposhtur Sampdorian me rezultatin 2-0, për të vazhduar në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Giuseppe Meazza”, mysafirët mbetën me një lojtar më pak që në minutën e 11-të, kur Nenad Krsticic u përjashtua me karton të kuq. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë, mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri arriti të gjente portën, duke shënuar që në ndeshjen e tij të parë me Interin. Në vazhdim të ndeshjes, Sampdorias iu përjashtua edhe një futbollist (Pawel Wszolek mori kartonin e dytë të verdhë, 77’), ndërsa Mauro Icardi e vulosi fitoren dhjetë minuta më pas (87’). Në çerekfinale, Interi pret fituesin e duelit ndërmjet Napolit dhe Udineses.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: