Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ka uruar ndjekësit e tij në Facebook për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Ylli i Liverpoolit ka publikuar një foto me mbishkrimin “Urime Ramazani”.

Shaqiri bëri një parqitje shumë të mirë në ndeshjen  e fundit, nga krosimi i të cilit erdhi goli i fitores përballë Newcastle. Ylli i kombëtares zciceriane ka një mundësi për të treguar vetën në ndeshjen e fundit të Premierligës dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Lëndimi i Mohamed Salah i jep atij më shumë mundësi të luaj në ndeshjet që janë vendimtare për Liverpoolin në fund të sezonit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: