TIRANË– Aktori, regjisori dhe dokumentaristi i mirënjohur Xhevat Limani ka qenë i ftuar në emisionin e News 24, “Natë me Xhaxiun”. Xhevat Limani ka mahnitur duke e lënë me goje hapur vet prezantuesin e emisionit dhe teleshikuesit e saj.
Ai foli dhe për dokumentarin, që ka bërë për UCK-në, të quajtur ”UCK në dokumentarin tim’, ku sipas autorit ky është një dokumentar, që ka shumë të vërteta që nuk dihen deri më sot.
I pyetur nga gazetari se për UCK-në ka shumë dokumentare, madje dhe me qindra, dhe pse e beri edhe nje dokumentar për UCK-ne, por Xhevat Limani thote se këto dokumentare kanë shtrembëruar të verteten, por këtë të vërtetë mund ta shohin vetëm në dokumentarin e tij ‘UCK në dokumentarin tim’.
Xhevat Limani është shprehur dhe për qytetin e tij të Strugës. Ai thotë se struganët janë njerëz shumë të mire dhe të vecantën, qe ka ky qytet është se cdo i ardhur nuk ndjehet i huaj ne kete vend.
Struga është qyteti më shqiptar, sipas Xhevat Limanit. Kur prezantuesi i kërkoi që të intepretoj një poezi, aktori Xhevat Limani zgjodhi një nga poezit e Naim Frashërit, të cilën e recitoi shkelqyeshëm, ku mahniti të gjithë. Per me shume ju mund te ndiqni videon e plotë!
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb