TIRANE

Në fjalën e tij gjatë samitit të investimeve në turizëm, arkitekti i kompanisë ‘Hysenbelliu Group’, Klodian Xhexhi tregoi historinë e suksesit të “Prestige Resort” në Golem si dhe për ndërtimin e parkut ujor ‘Aqua park’ që vijon ende në kete resort dhe do jete gati vitin tjetër.

Xhexhi u shpreh se turistët nga vendi, por edhe nga vendet e ndryshme të botës mbeten të kënaqur me shërbimin dhe investimin e “Prestige Resort”.

Resorti ndodhet në Golem, 55 km nga Tirana dhe 30 km nga Durrësi. Zona është shumë e madhe dhe kapaciteti i dhomave për momentin është me 100 dhoma. Operojmë me operatorin skandinav ‘Apollo’ dhe me operatorë të ndryshëm. ‘Prestige Resort’ është një projekt qe vijon. Kur të përfundojë projekti do ketë më shumë dhoma. Projekti është shumë efektiv deh kemi pritshmëri shumë të mëdha prej saj. Projekti përfaqësohet nga 5 ndërtesa të ndryshme dhe njëra është multifunksionale. Kjo përfaqëson ‘Aqua park’ që është pjesë e resortit me kapacitet prej 1 mijë njerëzish.

Ky park ujor ka ndërtesa multifunksionale. Ky është një nga projekt që vijon dhe presim të përfundojë vitin tjetër. Kemi shumë bashkëpunëtorë, një prej tyre është një kompani turke. Siç e shihni të gjitha ndërtesat janë rikostruktuar pas planit urbanistit të vitit 2016. Pra mund të themi se ne po ecim përpara dhe po shkojmë në rrugën e duhur me pritshmëri të larta. Turistët e huaj e gjejnë veten dhe ndihen shumë mirë në resortin tonë. Klientët janë nga e gjithë bota”– tha Xhexho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb