Forcat Demokratike të Sirisë, SDF kanë kryer një tjetër operacion pastrimi këtë të mërkurë, në enklavën e fundit ku vepron ISIS, në Sirinë Lindore, tha një zyrtar mbështetur prej SHBA-ve.
Luftëtarët me armë në duar bënë kërkime në Baghouz, qytet shumë pranë kufirit me Irakun, për të gjetur xhihadistë që mund të jenë fshehur.

Kërkimet ishin intensive, mirëpo nuk janë shënuar përplasje dhe as viktima. Disfata e ISIS në Baghouz do t’i jepte fund kontrollit të saj territorial mbi një pjesë të konsiderueshme territori në Siri dhe në Irak, vende që janë mbajtur nën kontroll prej organizatës terroriste që nga viti 2014, shkruan “Reuters”.

Ndërsa kjo duket të jetë një betejë finale me rëndësi ndaj ISIS, por se kërcënimi prej terroristëve xhihadistë mbetet real. Një zëdhënës i milicisë së Forcave Demokratike të Sirisë deklaroi se kishin bërë ofensive në Baghouz, duke shtyrë luftëtarët e ISIS drejt zonave më pak të “lakmuara” ose në kampe të improvizuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: