BAGDAD – Xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik ekzekutuan më shumë se 200 anëtarë të një fisi në provincën irakiane të al-Anbarit, këto dhjetë ditët e funditm sipas zyrtarëve dhe burimeve lokale.

Viktimat i përkisnin fisit sunit Albunimer, kundër Shtetit Islamik, sipas këtij burimi që ka dhënë bilance dhe data të ndryshme për ekezekutimet.

Një kolonel i policisë, shaaban al-Obaidi ka njoftuar më shumë se 200 të vdekur, ndërkohë që Faleh al-Essaoui, zëvendëspresident i këshillit rajonal të Anbarit, flet për 258 të vrarë.

Viktimat, prej të cilëve gra dhe fëmijë, janë të gjithë nga fisi Albunimer, janë vrarë këto tre ditët e fundit”, sipas Eassoui.

Por, Cheikh Naim al-Kuoud al-Nimrawi, një prej shefave të fisit konfirmoi se 381 persona janë vrarë nga 24 tetori deri sot.

Shteti Islamik, fajtor për ekzekutimet, dhunën, rrëmbimet, ekzekutimet në Irak ashtu si në Siri, nuk ka marrë përsipër këto ekzekutime.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: