SHBA-David Hicks, ish-ushtar i UÇK-së, pritet të shpallet i pafajshëm nga gjykata ushtarake në Amerikë, pasi ishte burgosur për pjesëmarrje në grupin terrorist al-Qaida dhe organizimin e xhihadistëve në Afganistan e Pakistan.
Australiani Hicks pas përfundimit të luftës në Kosovë ishte nisur për në Pakistan dhe ishte stërvitur me al-Qaidan për të kryer aksione kundër ushtarëve amerikanë në Afganistan, transmeton Koha.net.

Mediet amerikane raportojnë se Hicks ka luftuar përkrah talibanëve dhe më shumë se 20 herë ishte takuar me Osama Bin Ladenin për të planifikuar sulme me bomba.

Këto informacione kanë ardhur direkt nga Hicks, i cili vazhdimisht e kishte informuar familjen e tij për veprimet që bënte, nëpërmjet letrave të cilat i ka siguruar policia federale në Australi.

Stërvitjet e tij terroriste në vitet e fundit janë avancuar, me Hicksin që po trajnonte xhihadistët për përdorimin e snajperëve dhe bombave me telefon.

Në letrat e dërguara, Hicks e kishte cilësuar Bin Ladenin si “vëlla shumë i dashur”, ndërsa ishte arsyetuar se po luftonte në mënyrën që dëshironte Zoti.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb