TIRANË

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri nga Fieri i cili qarkullonte me armë zjarri. Po kështu gjatë kontrollit fizik të ushtruar i është gjendur dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.


Nga të dhënat zyrtare bëhet e ditur se Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale M. G., 22 vjeç, banues në Fier.


I riu është ndaluar në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” në drejtimin e një automjeti. Gjatë kontrollit fizik i është gjetur një pistoletë tip “Zaztava” me krehër pa fishekë dhe 0.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Arme Tirane
Arme Tirane

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)