Një episodi i ri për rastin me drita të kuqe që ka përfshirë Siril Theron. Në ueb po qarkullon një video ku shikohet sulmuesi i Kaliarit që po xhiron një mashkull tjetër (me shumë gjasa një ish-shok ekipi) ndërsa bën seks me një grua.

Vendi dhe data janë të panjohura, por sot ka dalë një audio e sulmuesit francez që shpjegon. “është diçka e para 4 apo 5 viteve, kur luaja tek Udineze. Nuk e di sesi ka dalë në qarkullim, ky është një problem i madh”.

Në audion, që mbetet për t’u verifikuar, Thero i thotë një mikut të tij. “Nuk e di sesi ka ndodhur. është e vjetër 4 apo 5 vite kur luaja për Udinezen. Kisha fshirë çdo gjë dhe as në telefon nuk e kam. Mund ta kem mbajtur vetëm për dy javë, madje as nuk e mbaja mend këtë situatë. Nuk e di nga ka dalë, mbase nga iCloud, nuk e kam idenë. Tani është shumë vonë dhe është një problem i madh, të gjithë po flasin vetëm për këtë punë”.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb