TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar për rastin e “Xhisielës”, menjëherë pas reagimit edhe të kreut të PD-së, Lulzim Bashës.

Ai ka deklaruar se do të detyrohet kreu i PD-së të kërkojë ndjesë publike me vendim gjykata për shpifje. Balla mes tjerash rikujton edhe shprehjen e Adernauerit : “Sa herë flet Luli, kujtdo i kujtohet një shprehje e Adenauerit: “Duke qenë se Zoti i ka vënë kufinj inteligjencës së njeriut, është e padrejtë që nuk i ka kufizuar edhe budallallëkun”.Lulzim! Të garantoj që ti do të detyrohesh me vendim gjykate të kërkosh ndjesë për shpifje!”, shkruan  Balla në “Facebook”.

Rasti i Xhisiela Malokut ka shkaktuar debate të ashpra në opinionin publik, ku krahas debateve në fushën e politikës dhe të medias, ky rast ka ngjallur reagime të “rrufeshme” në rrjetet sociale.

Kujtojmë se gjatë ditës së hënë të shumta ishin aktivistet femra, gra dhe nëna, të cilat protestuan kundër dhunës së grave  duke i dalë në mbrojtje edhe vajzës nga Nikla e Fushë Krujës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb