Edhe pse u shpreh se nuk do të shfaqej më në media, 25-vjecarja Xhiesiela Maloku, historia e së cilës me djalin e deputetit të PS trazoi politikën e opinionin publik, duket se ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të folur, atë të rrjeteve sociale. Një ditë pasi shprehu sërish mbështetjen për ish-të dashurin e saj Rexhep Rraja, e sqaronte mungesën e saj në sencën gjyqësore, Xhiesiela sot ka një tjetër mesazh. Në instastoryn e saj, 25-vjecarja i drejtohet të gjithave atyre që i konsideronte miq apo shoqe, të cilat duket se tashmë e kanë braktisur.

“Në kto kushte njihen njerzit! Kush të don dhe kush jo! Uroj që një ditë ti ndodhë ca më ka ndodhur mua! Duke nisur nga personat që un i konsideroja shoqe!” -shkruan ajo.

Mesazhi Xhisiela
Mesazhi i plotë:

Në kto kushte njihen njerzit! Kush të don dhe kush jo! Uroj që një ditë ti ndodhë ca më ka ndodhur mua! Duke nisur nga personat që un i konsideroja shoqe! Nuk është turp të kesh një me një cun por turp është të kesh me 100 cuna, Por rastet e juaja nuk bëhen publike se nk jam cuna deputetësh të gjithë e dimë si është shqipëria! Por turp i madh tju vij ju që iu konsideroja shoqe duhet të pyesnit njëherë cpo ndodh si është puna por ska gjë zoti i jep gjithkujt cka meriton në fund!

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb